Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 53 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 53 nga 109 • Shqip


وَيَسْتَنْبِئُونَكَ أَحَقٌّ هُوَ ۖ قُلْ إِي وَرَبِّي إِنَّهُ لَحَقٌّ ۖ وَمَا أَنْتُمْ بِمُعْجِزِينَ 53
Përkthim:
Ata kërkojnë shpjegim prej teje: “A është e vërtetë ajo?” Thuaj: “Po pasha Zotin tim, ajo padyshim është e vërtetë, e ju nuk do të mund t’i shmangeni!” Junus 10:53
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë:

Ata kërkojnë t’u tregosh: “A është e vërtetë ajo?” -

Mohuesit, në formë arrogance e inati, të pyesin: A është e vërtetë ajo? A është e vërtet ringjallja e robërve në ditën e premtuar për llogarinë e drejtë? A është e vërtetë që njerëzit do të ringjallen e tubohen për t'u llogaritur me drejtësi e shpërblyer sipas veprave të tyre? A do të shpërblehen për veprat e mira e bindjen ndaj Zotit, dhe a do të ndëshkohen për mosbesimin dhe veprat e këqija? Thuaju atyre, duke u betuar për vërtetësinë e kësaj përgjigjeje dhe duke ua shoqëruar me argument të qartë dhe të prerë:

Thuaj: “Po, pafsha Zotin tim! Ajo është mëse e vërtetë, dhe ju nuk do të mund ti shmangeni”. -

Nuk ka dyshim për këtë. Ju nuk do të mund t'i shmangeni Zotit dhe ringjalljes. E si mund t’i shmangeni Atij që ju krijoi nga hiçi, kur nuk ekzistonit fare. Kështu, Ai ka për t'ju ringjallur e për t'ju shpërblyer sipas veprave tuaja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 52 E ardhshme Junus • Ajet 54