Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 54 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 54 nga 109 • Shqip


وَلَوْ أَنَّ لِكُلِّ نَفْسٍ ظَلَمَتْ مَا فِي الْأَرْضِ لَافْتَدَتْ بِهِ ۗ وَأَسَرُّوا النَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُا الْعَذَابَ ۖ وَقُضِيَ بَيْنَهُمْ بِالْقِسْطِ ۚ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 54
Përkthim:
Kur çdonjëri që ka bërë zullum, sikur të kishte ai tërë pasurinë e botës, ai do të jepte krejt atë, për të shpëtuar (nga dënimi). Ata do të fshehin pendimin kur të shohin dënimin, e do të gjykohen mes tyre me të drejtë dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi. Junus 10:54
Tefsiri:

Çdokush që ka dëmtuar vetveten, edhe sikur të kishte gjithë pasurinë e botës, do ta flijonte atë si dëmshpërblim. -

Ditën e Gjykimit, ata që janë zhytur në padrejtësinë e kufrit, poshtërsive dhe mosbindjes, do ta jepnin gjithçka që ka në tokë, qoftë ar, argjend a gjithçka tjetër, si kompensim për të shpëtuar nga ndëshkimi i Allahut. Por kjo nuk do t'u vlejë aspak. Atë ditë, mundësia e vetme për të fituar të mirat dhe për të shpëtuar nga të këqijat, për të marrë shpërblimin ose ndëshkimin, është veçse nëpërmjet veprave të mira dhe atyre të këqija në këtë botë.Kur të shohin dënimin, ata do ta fshehin dëshpërimin. Atëherë, mes tyre do të gjykohet me të vërtetën, pa iu bërë aspak padrejtësi. -

Të padrejtët fshehin në shpirt dëshpërimin e tyre, dhe do të donin që të kishin mundësi pendimi, por ka kaluar koha kur pendimi bën dobi. Ata do të gjykohen me drejtësi të plotë, që nuk ka asnjë grimë padrejtësie.
Shko te videoja e plotë e sures