Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 55 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 55 nga 109 • Shqip


أَلَا إِنَّ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ أَلَا إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ 55
Përkthim:
A! me të vërtetë, të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. A! me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dijnë. Junus 10:55
Tefsiri:

Nuk ka dyshim se Allahut i takon gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Kini kujdes! -

Në këtë botë ekzekutohet ligji i Tij i krijimit e i kaderit, por edhe ligjet e fesë dhe të jetës së krijesave, është po Ai që i vendos. Është po Ai, i vetëm në pushtetin e Tij, që do të ekzekutojë mbi krijesat edhe ligjin e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit me drejtësi. Prandaj thotë:

Premtimi i Allahut është mëse i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë. -

Prandaj dhe nuk përgatiten për takimin me Allahun, madje refuzojnë ta besojnë Atë, edhe pse argumentet për vërtetësinë e Tij janë sjellë të sakta dhe të pacenuara. Argumentet kanë ardhur qoftë në planin logjik, ashtu edhe në atë tekstual, përmes shpalljeve e profetëve të mbështetur nga Zoti me mrekulli.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 54 E ardhshme Junus • Ajet 56