Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 72 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 72 nga 109 • Shqip


فَإِنْ تَوَلَّيْتُمْ فَمَا سَأَلْتُكُمْ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى اللَّهِ ۖ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ 72
Përkthim:
E, nëse ktheheni (nuk i dëgjoni këshillat), unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi. Shpërblimi im është vetëm te Perëndia. Mua më është urdhëruar të jem në anën e muslimanëve”. Junus 10:72
Tefsiri:

“Por, nëse ju ktheni shpinën,

(dijeni se)

unë nuk kërkoj asnjë shpërblim prej jush. Shpërblimi im është vetëm prej Allahut. Unë jam urdhëruar të jem musliman.”. -

Nëse ju i ktheni shpinën sfidës, atëherë kjo është një shpërfillje e pajustifikuar, që meriton ndëshkimin. Ju po i ktheni shpinën një të vërtete të mbështetur me argumente, për t'ju përkushtuar të kotës, e cila është shumë e qartë dhe lehtësisht e dallueshme. Megjithëkëtë, unë nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim në këmbim. I vetmi shpërblim që unë pres është ai i Zotit tim. Gjithashtu, unë nuk ju kërkoj diçka që vetë nuk e veproj. Unë jam i pari që e bëj atë të cilën ju kërkoj:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 71 E ardhshme Junus • Ajet 73