Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 73 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 73 nga 109 • Shqip


فَكَذَّبُوهُ فَنَجَّيْنَاهُ وَمَنْ مَعَهُ فِي الْفُلْكِ وَجَعَلْنَاهُمْ خَلَائِفَ وَأَغْرَقْنَا الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۖ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُنْذَرِينَ 73
Përkthim:
Por, ata, e quajtën gënjeshtar, kurse Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin në anije me të. Dhe i bëmë ata zëvendës (të atyre që u zhdukën) kurse, i fundosëm ata që përgënjeshtruan dokumentet Tona. Shikoje se si ishte përfundimi i atyre që ishin paralajmëruar. Junus 10:73
Tefsiri:

Ata e përgënjeshtruan atë, -

Ata e refuzuan përsëri, edhe pse Profeti i ftoi natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi. Ftesa e tij u shtonte atyre veçse largimin e shfrenimin. Atëherë, Allahu i Lartësuar e shpëtoi profetin Nuh dhe besimtarët që hipën me të në anijen që Allahu e kishte urdhëruar të ndërtonte. Pasi Nuhu e ndërtoi anijen nën mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e Allahut, uji nisi të shpërthente nga çdo drejtim, madje edhe nga furrat e zjarrta:

...por Ne i shpëtuam atë dhe të tjerët që ishin bashkë me të në anije. -

Nuhu (a.s) e zbatoi urdhrin e Zotit. Ndërkohë, Allahu urdhëroi qiellin të lëshonte shi me vrull dhe urdhëroi tokën të shpërthente në lumenj të rrëmbyer. Kështu u bashkuan uji i qiellit dhe ai tokës. Në mes kësaj katastrofe, Zoti e mbarti anijen me dërrasa të mbërthyera me gozhdë. Ajo lundronte nën përkujdesin e Zotit.

Pastaj Ne i bëmë ata trashëgimtarë

(të Tokës)

, kurse ata që mohuan ajetet Tona i përmbytëm. -

Kështu, nga njëra anë, Allahu e shfarosi popullin që nuk besonte dhe që i konsideronte të rremë profetët dhe shpalljet hyjnore, ndërsa nga ana tjetër, e hodhi begatinë në pasardhësit e Nuhut (a.s.). Të vetmit që trashëguan tokën ishin pasardhësit e profetit Nuh (a.s.), të cilët u shpërndanë në të gjitha anët e botës. Ndërsa të tjerët Allahu i përmbyti, sepse ata nuk i pranuan argumentet e qarta.

Shikoje se si ishte përfundimi i atyre që ishin paralajmëruar. -

Shkatërrimi, poshtërimi dhe mallkimi i pandërprerë do t’i ndjekë ata në çdo shekull dhe në brezat më pas. Për ta do të dëgjosh veçse nënçmim e mallkime. Le të jenë të kujdesshëm dhe të frikësohen ata të mjerë që mohojnë profetët dhe nuk besojnë shpalljet e Zotit, se edhe ata i pret e njëjta gjë!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 72 E ardhshme Junus • Ajet 74