Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 10

إِنَّ الَّذِينَ يَأْكُلُونَ أَمْوَالَ الْيَتَامَىٰ ظُلْمًا إِنَّمَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ نَارًا ۖ وَسَيَصْلَوْنَ سَعِيرًا 10 ١٠

Me të vërtetë, ata që hanë mallin e bonjakut me pa të drejtë, ata mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të përcllohen në zjarrin flakërues. (10)

Tefsiri
Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë hanë atë që ua mbush barkun me Zjarr. Ata do të hidhen në Zjarrin e ndezur fort. -

Të kërcënuar janë ata që përfitojnë padrejtësisht nga pasuria e jetimëve. Kështu, janë përjashtuar ata që u përmendën më sipër. Me fjalë të tjera, çdokush që merr pasurinë e jetimit jashtë kufijve të Sheriatit, ka bërë padrejtësi, e nëse merr diçka brenda kufijve të Sheriatit, kjo është e tolerueshme. Për shembull, nëse kujdestari ligjor i jetimit është i varfër, i lejohet të hajë së bashku me jetimin nga pasuria e jetimit, por me masë dhe jo duke e tepruar apo duke u ngutur që të përfitojë prej asaj pasurie para se jetimi të arrijë moshën e aftësisë së plotë vepruese me pasurinë e tij. E lejuar është, gjithashtu, që kujdestari ligjor i jetimit ta përziejë ushqimin e tij me atë të jetimit. Ky lehtësim nuk përbën ndonjë shkelje, por gjithmonë brenda kufijve të lejuar, dhe jo me tendencë për të abuzuar. Allahu i Lartësuar i di mirë ata që duan të abuzojnë dhe për ta ka përgatitur dënim shumë të dhimbshëm. Allahu i Lartësuar na tregon se këta të padrejtë do të flaken në Zjarrin përvëlues dhe të ndezur fort. Ky është kërcënimi më i frikshëm që është thënë për gjynahqarët. Ai tregon se sa i shëmtuar dhe i madh është gjynahu i ngrënies së pasurisë së jetimëve padrejtësisht. Ajeti dëshmon se ky është një nga gjynahet e mëdha, prandaj e lusim Allahun të na ruajë nga të tilla gjynahe!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë