Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 80 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 80 nga 109 • Shqip


فَلَمَّا جَاءَ السَّحَرَةُ قَالَ لَهُمْ مُوسَىٰ أَلْقُوا مَا أَنْتُمْ مُلْقُونَ 80
Përkthim:
Pasi erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hedhni ç’keni për të hedhur!” Junus 10:80
Tefsiri:

Kur erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni ç’keni për të hedhur!”. -

Kur magjistarët u mblodhën dhe bashkuan në ditën e përballjes së madhe, Musai (a.s) u tha: “Hidhni ç’keni për të hedhur”. Ai i sfidoi duke i ftuar të jepnin maksimumin e tyre, pa u kufizuar në asgjë. Ai e bëri këtë, sepse ishte i binduar për fitoren e premtuar nga Zoti i gjithësisë. Musain nuk e shqetësonte aspak se çfarë magjish të frikshme e të mëdha do të sillnin ata.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 79 E ardhshme Junus • Ajet 81