Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 81 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 81 nga 109 • Shqip


فَلَمَّا أَلْقَوْا قَالَ مُوسَىٰ مَا جِئْتُمْ بِهِ السِّحْرُ ۖ إِنَّ اللَّهَ سَيُبْطِلُهُ ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يُصْلِحُ عَمَلَ الْمُفْسِدِينَ 81
Përkthim:
E, kur i hodhën ata, Musai tha: “Atë që e keni sjellë ju, është magji. Me të vërtetë, Perëndia do ta shkatërrojë atë. Perëndia, me siguri, nuk do ta forcojë punën e ngatërrestarëve. Junus 10:81
Tefsiri:

Kur ata i hodhën, Musai u tha: “Kjo që keni sjellë është, vërtet, një magji e madhe.” Pa dyshim, Allahu do ta asgjësojë atë. -

Litarët dhe shkopinjtë që hodhën magjistarët u shfaqën si gjarpërinj që lëviznin. Atëherë Musai (a.s) tha: “Kjo është magji e vërtetë dhe shumë e madhe! Por megjithatë, Allahu i Lartësuar do ta shkatërrojë, sepse Allahu i Lartësuar nuk i jep sukses e nuk i bën vend të keqes dhe shkatërrimtarëve.” Me këtë magji, ata synonin që të luftonin dhe rrënonin të vërtetën. Ata i shpallën luftë të vërtetës dhe mbrojtësve të saj. A ka padrejtësi më të madhe se kjo?!

Allahu kurrë nuk e përkrah veprën e keqbërësve. -

Kështu do të ndodhë me çdo keqbërës e kriminel, që lufton të vërtetën. Çdo punë që kryen, çdo hile e kurth që thur kundër të vërtetës, çdo intrigë e plan ogurzi që ndërton kundër besimtarëve e të mirëve, të gjitha këto do të shkatërrohen. Edhe nëse planet dhe veprat e tyre duket sikur në ndonjë moment ecin dhe realizohen, përfundimi është i pashmangshëm: ata do të dështojnë e humbasin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 80 E ardhshme Junus • Ajet 82