Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 82 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 82 nga 109 • Shqip


وَيُحِقُّ اللَّهُ الْحَقَّ بِكَلِمَاتِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُجْرِمُونَ 82
Përkthim:
Perëndia, me premtimin e Tij e forcon të Vërtetën, e madje edhe sikur ta urrejnë mëkatarët!” Junus 10:82
Tefsiri:

Me argumentet e Veta, Allahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse keqbërësit e urrejnë këtë. -

Ndryshe ndodh me vepërmirët, që përpiqen të rregullojnë duke synuar veçse kënaqësinë e Zotit. Veprat e tyre, bashkë me mjetet dhe rrugët që ata ndjekin për t’i realizuar ato, janë të gjitha të mira dhe të urdhëruara nga Zoti. Këtyre Zoti ua plotëson veprat, u jep begati dhe i bën të qëndrueshëm në to. Musai (a.s) hodhi shkopin e tij, i cili filloi të gëlltiste të gjitha ato magji që kishin hedhur magjistarët. Kështu, magjitë e tyre u shkatërruan dhe e kota që ata mbështesnin doli sheshit. Pasi iu bë e qartë e vërteta, magjistarët u përkulën menjëherë në sexhde për Allahun. Në këtë çast, Faraoni i kërcënoi se do t'ua priste duart e këmbët, por ata nuk i shqetësoi aspak ky kërcënim. Ata synonin faljen dhe mëshirën e Allahut, prandaj edhe qëndruan si malet në besimin e tyre. Nga ana tjetër, Faraoni, paria rreth tij e populli i tyre, përsëri nuk besuan dhe nuk nxorën mësim nga kjo ndodhi e jashtëzakonshme. Përkundrazi, ata vazhduan në të kotën e tyre, në mosbesim dhe në kalimin e kufijve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 81 E ardhshme Junus • Ajet 83