Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 84 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 84 nga 109 • Shqip


وَقَالَ مُوسَىٰ يَا قَوْمِ إِنْ كُنْتُمْ آمَنْتُمْ بِاللَّهِ فَعَلَيْهِ تَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُسْلِمِينَ 84
Përkthim:
Musai tha: “O populli im! Nëse besoni Perëndinë, mbështetuni tek Ai, nëse jeni musliman!” Junus 10:84
Tefsiri:

Musai tha: “O populli im! Nëse vërtet besoni në Allahun, vetëm tek Ai mbështetuni, nëse jeni muslimanë!” -

Musai (a.s) e porositi popullin e tij për durim dhe u kujtoi atyre që gjithmonë të kërkonin strehim e ndihmë tek Allahu, duke qenë të qëndrueshëm. Ai i porositi që të plotësonin dhe shprehin me vepra besimin e tyre: “Nëse vërtet besoni në Allahun, vetëm tek Ai mbështetuni, nëse jeni muslimanë!” Pra, zbatoni me kurajë atë që ju mëson besimi juaj. Mbështetjuni Allahut, vetëm Atij drejtojuni për ndihmë dhe sukses!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 83 E ardhshme Junus • Ajet 85