Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 92 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 92 nga 109 • Shqip


فَالْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ آيَةً ۚ وَإِنَّ كَثِيرًا مِنَ النَّاسِ عَنْ آيَاتِنَا لَغَافِلُونَ 92
Përkthim:
Sot do të shpëtojmë ty – trupin tënd, që të bëhesh vërejtje për ata që vijnë pas teje”. Por, me të vërtetë, shumica e njerëzve janë të pakujdesshëm ndaj argumenteve Tona. Junus 10:92
Tefsiri:

Sot do ta nxjerrim trupin tënd, që ti të shërbesh si argument për ata që do të vijnë më pas. -

Për shpjegimin e ajetit, dijetarët kanë thënë se bijtë e Izraelit, duke qenë se e kishin shumë frikë Faraonin, nuk po u besohej se ai u mbyt, prandaj filluan të shfaqnin dyshime për këtë. Atëherë, Allahu i Madhëruar urdhëroi detin që ta nxirrte trupin e tij në një breg të dukshëm e të lartë, që ata të shihnin si shenjë nga Zoti i tyre dhe të besonin Profetin e Tij.

Vërtet, shumë njerëz janë tërësisht të pavëmendshëm ndaj argumenteve Tona. -

Para syve u kalojnë shenja dhe fakte të shumta, që tregojnë madhështinë e Zotit vërtetësinë e shpalljeve të Tij dhe besnikërinë e profetëve të Tij, por shumica e tyre nuk përfitojnë nga këto shenja, por i kalojnë me shpërfillje. Ndërsa ata që kanë logjikë dhe arsye të shëndetshme nuk mund t'i kalojnë me shpërfillje shenjat e faktet e Zotit. Përmes atyre shenjave, ata shohin dhe binden se gjithçka për të cilën kanë njoftuar profetët e Zotit është e vërtetë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 91 E ardhshme Junus • Ajet 93