Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 91 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 91 nga 109 • Shqip


آلْآنَ وَقَدْ عَصَيْتَ قَبْلُ وَكُنْتَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ 91
Përkthim:
“A, tani (po beson) e më parë ishe rrebel dhe ishe prej ngatërrestarëve?! Junus 10:91
Tefsiri:
(I'u tha atij:)

Vallë, tani po beson, ndërsa më parë kundërshtoje dhe ishe prej shkatërrimtarëve?! -

Allahu i Madhëruar na tregon se besimi i shprehur në gjendje të tillë është i padobishëm, duke thënë: “Po beson dhe po i pranon profetët e Zotit, ndërkohë që më parë ti shfaqje hapur mosbindjen dhe poshtërsitë, mohimin e Zotit, të profetëve e të Shpalljes së Tij?! Përveç mohimit, ti ishe prej shkatërruesve, që cenojnë të drejtat e krijesave e Zotit. Kështu, është ligj i pandryshueshëm i Zotit që besimi në këtë moment dhe gjendje është i papranueshëm dhe i padobishëm. Çdo mohues që e shfaq besimin e tij në gjendje domosdoshmërie dhe gjatë kohës kur dënimi po ndodh, nuk i pranohet dhe nuk i sjell dobi, sepse ai është besim i diçkaje të dukshme, njëlloj si ai që e beson Kijametin kur ai ndodh. Besimi i pranueshëm është vetëm besimi në të fshehtën.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Junus • Ajet 90 E ardhshme Junus • Ajet 92