Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Junus — Ajet 90 (Shqip) — Video

Junus • Ajet 90 nga 109 • Shqip


وَجَاوَزْنَا بِبَنِي إِسْرَائِيلَ الْبَحْرَ فَأَتْبَعَهُمْ فِرْعَوْنُ وَجُنُودُهُ بَغْيًا وَعَدْوًا ۖ حَتَّىٰ إِذَا أَدْرَكَهُ الْغَرَقُ قَالَ آمَنْتُ أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا الَّذِي آمَنَتْ بِهِ بَنُو إِسْرَائِيلَ وَأَنَا مِنَ الْمُسْلِمِينَ 90
Përkthim:
Na i bartëm Israelitët përtej deit, e ata i ndoqi Faraoni dhe ushtria e tij nga e keqja dhe armiqësia. E kur e arriti ate (Faraonin) mbytja (në det), tha: “Besoj se s’ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë të bijtë e Israelit dhe unë jam musliman”. Junus 10:90
Tefsiri:
Ne i kaluam bijtë e Izraelit përtej detit, ndërsa Faraoni dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas, të mbushur me mizori dhe armiqësi kundër tyre. -

Kur Musai me popullin e tij mbërritën në bregdet, Allahu i Madhëruar e urdhëroi atë që të godiste detin me shkopin e vet. Ashtu veproi dhe deti u nda në 12 shtigje, nëpër të cilat kaluan bijtë e Izraelit. Menjëherë pas tyre hynë dhe ushtria e Faraonit. Pasi populli i Musait doli tërësisht nga deti, ndërsa ushtria e Faraonit gjendej ende brenda në të, Allahu i Madhëruar urdhëroi detin ta përpinte me dallgët e tij Faraonin dhe ushtrinë e tij. Bijtë e Izraelit e panë me sytë e tyre ushtrinë e armikut të tyre që mbytej. Në kohën kur uji po i afrohej Faraonit dhe shkatërrimi i tij ishte afër, ai tha:

Por kur ai po mbytej, tha: “Besoj se nuk ka zot tjetër veç Atij të Cilit i besojnë bijtë e Izraelit. Edhe unë jam nga muslimanët.” -

Kështu, Faraoni dëshmoi se po e besonte Allahun si të vetmin që meriton të adhurohet, dhe askush tjetër. Pastaj tha: “...edhe unë jam nga muslimanët!” Pra, edhe unë do të jem si ata që binden e dorëzohen për të jetuar sipas fesë së Zotit dhe sipas Shpalljes që përcolli Musai.
Shko te videoja e plotë e sures