Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 147)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 147

وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَلِقَاءِ الْآخِرَةِ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ ۚ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 147 ١٤٧

E, ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, do t’u dështojnë veprat e tyre. Ata, nuk do të dënohen ndryshe, veç ashtu si kanë punuar. (147)

Tefsiri

Ata të cilët i mohojnë Shenjat Tona dhe takimin në Ahiret - ata i kanë asgjësuar veprat e tyre. -

Këtu bëhet fjalë për ata që mohojnë argumentet, shenjat dhe mrekullitë madhështore të Zotit, që dëshmojnë për vërtetësinë e Shpalljes së Tij. Ata nuk e besojnë as ahiretin, por e konsiderojnë atë një gënjeshtër. Kësaj kategorie Allahu i Lartësuar ka për t’ua asgjësuar të gjitha veprat, sepse ato nuk kanë themel. Atyre u mungon kushti kryesor që duhet të plotësojë një vepër për t’u pranuar: besimi në shenjat dhe në Shpalljen e Zotit të Lartësuar, si dhe besimi në Ditën e Gjykimit. Ata nuk besojnë Allahun e Lartësuar, nuk besojnë Shpalljen e Tij dhe, rrjedhimisht, as profetët e Tij. Sipas tyre, nuk ekziston një ditë kur ata do të shpërblehen sipas punëve që kanë kryer në këtë jetë, prandaj e meritojnë t’u asgjësohen të gjitha veprat.

A nuk do të shpërblehen ata veçse sipas asaj që kanë bërë? -

Veprat e tyre do të asgjësohen të gjitha. Në fakt, ata as që besojnë se do të ketë një ditë kur do të shpërblehen me drejtësi nga Allahu i Lartësuar, prandaj e marrin shpëblimin që në jetën e dynjasë për ato vepra të pakta që kryejnë, ndërsa në ahiret ato do t’u shkatërrohen e nuk do t'u sjellin asnjë dobi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë