Sureja El-Infitar (Çarja — الإنفطار) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




82 El-Infitar(الإنفطار), Ajet 12

يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ 12 ١٢

që i shënojnë veprat tuaja, dinë çka punoni. (12)

Tefsiri

Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju. -

Ata shkruajnë me përpikmëri çdo fjalë dhe vepër tuajën, të cilat ata i njohin me imtësi. Këtu hyjnë veprat e zemrës dhe veprat e gjymtyrëve. Për këtë arsye, ju duhet të tregoni respekt ndaj pranisë së këtyre rojeve. Ju nuk duhet ta lejoni veten në vepra e fjalë të këqija, sepse ata janë pranë jush dhe i shënojnë veprat tuaja. Por turpi juaj duhet të jetë më i madh ndaj të Gjithëditurit, që ju vështron dhe di me imtësi se çfarë shfaqni dhe çfarë e mbani të fshehur në shpirtin tuaj. Dijeni se nuk janë njëlloj të mirët dhe të këqijtë, të ruajturit nga të këqijat dhe të shfrenuarit në gjynahe dhe mosbindje ndaj të Madhëruarit:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë