Sureja El-Munafikun (Hipokritët — المنافقون) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




63 El-Munafikun(المنافقون), Ajet 6

سَوَاءٌ عَلَيْهِمْ أَسْتَغْفَرْتَ لَهُمْ أَمْ لَمْ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ لَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَهُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ 6 ٦

Njësoj është – u lute për faljen e tyre apo nuk u lute, Perëndia kurrsesi nuk i falë. Perëndia, me të vërtetë, nuk e udhëzon popullin ngatërrestar. (6)

Tefsiri

Njëlloj është - kërkon apo nuk kërkon falje për ta, sepse Allahu nuk ka për t’i falur kurrsesi. -

Ata janë njerëz të prishur, që kanë dalë nga rruga e bindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe i kanë dhënë përparësi kufrit kundrejt imanit. Si të tillë, kërkimi i faljes nga ana e Profetit (a.s.) nuk do t’u bëjë atyre dobi. Kështu, Allahu i Lartësuar e nderoi Profetin e Tij duke e ruajtur që të mos bënte lutje të pafrytshme. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kërko falje për ta ose mos kërko, por edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t’i falë, sepse ata kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që shkelin kufijtë.” [Teube 80].

Allahu nuk i udhëzon ata që i shkelin kufijtë. –

Arsyeja është se ata nuk e meritojnë udhëzimin e Allahut të Lartësuar. Ata refuzojnë të kryejnë ato vepra që Zoti i ka përcaktuar si shkaqe të udhëzimit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë