Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Adijat — Ajet 6 (Shqip) — Video

El-Adijat • Ajet 6 nga 11 • Shqip


إِنَّ الْإِنْسَانَ لِرَبِّهِ لَكَنُودٌ 6
Përkthim:
me të vërtetë, njeriu është jomirënjohës ndaj Zotit të vet, El-Adijat 100:6
Tefsiri:

Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës ndaj Zotit... -

Njeriu nuk shpreh mirënjohjen ndaj Zotit, për mirësitë që Ai i ka dhënë. Për nga natyra e tij, ai nuk e dëshiron shpenzimin dhe nuk pranon që t’i plotësojë detyrimet e tij plotësisht. Ai është përtac dhe koprrac, që gjithmonë përpiqet t’u bëjë bisht detyrimeve pasurore apo trupore, me të cilat është ngarkuar. Këtu bëjnë përjashtim ata që Zoti i ka udhëzuar dhe i ka pastruar nga të tilla cilësi të këqija.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Adijat • Ajet 5 E ardhshme El-Adijat • Ajet 7