Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Adijat — Ajet 7 (Shqip) — Video

El-Adijat • Ajet 7 nga 11 • Shqip


وَإِنَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٌ 7
Përkthim:
dhe ai, me të vërtetë, për këtë, është i vetëdijshëm, El-Adijat 100:7
Tefsiri:

...dhe këtë ai e dëshmon edhe vetë

(me veprat e tij). - Cilit i referohet përemri vetor “ai”? Mundësitë janë:

1 “Ai” është njeriu. Në këtë rast, kuptimi i ajetit është: Për këtë mosmirënjohje edhe vetë njeriu është dëshmues dhe nuk e mohon një fakt të tillë. Kjo është një çështje e dukshme dhe e pamohueshme, që çdokush mund ta vërejë.

2 “Ai” është Allahu. Kështu, kuptimi i ajetit del: Për këtë mosmirënjohje është Allahu dëshmitar. Ky është një kërcënim i ashpër dhe i rëndë për ata që tregohen mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit dhe mospërfillës ndaj detyrimeve dhe përgjegjësive karshi Tij. Allahu është dëshmitar i këtyre veprave dhe çdokujt do t’i japë shpërblimin e merituar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Adijat • Ajet 6 E ardhshme El-Adijat • Ajet 8