Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Fil — Ajet 4 (Shqip) — Video

El-Fil • Ajet 4 nga 5 • Shqip


تَرْمِيهِمْ بِحِجَارَةٍ مِنْ سِجِّيلٍ 4
Përkthim:
të cilët hedhnin mbi ta copa dheu (të forcuara si gurë), El-Fil 105:4
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Fil 105:3
Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa-tufa.Dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur. Duke i bërë si gjethe të përtypura. -

Këta zogj të grupuar bartnin gurë të nxehtë dhe me ta gjuajtën mbi ushtrinë e Abrahas, nga i pari deri tek i fundit, derisa i shtypën dhe i dërrmuan, duke i bërë të ngjanin si gjethe të përtypura. Allahu ishte i mjaftueshëm për ta thyer këtë ushtri dhe zbriti ndëshkimin e Tij mbi kokat e tyre. Kjo histori është shumë e njohur dhe e dëgjuar. Pikërisht në atë vit lindi Profeti i Fundit, Muhamedi (a.s.). Kjo ngjarje ishte njëra nga shenjat pararendëse të epokës së tij të ndritshme, të ndihmuar nga Zoti i qiejve dhe i tokës. Vetëm Atij i takon lavdia dhe mirënjohja për çdo mirësi!
Shko te videoja e plotë e sures