Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Fil — Ajet 5 (Shqip) — Video

El-Fil • Ajet 5 nga 5 • Shqip


فَجَعَلَهُمْ كَعَصْفٍ مَأْكُولٍ 5
Përkthim:
e i bëri ata si ndonjë gjeth që është hëngër (prej krimit – tëjes)? El-Fil 105:5
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Fil 105:3
Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa-tufa.Dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur. Duke i bërë si gjethe të përtypura. -

Këta zogj të grupuar bartnin gurë të nxehtë dhe me ta gjuajtën mbi ushtrinë e Abrahas, nga i pari deri tek i fundit, derisa i shtypën dhe i dërrmuan, duke i bërë të ngjanin si gjethe të përtypura. Allahu ishte i mjaftueshëm për ta thyer këtë ushtri dhe zbriti ndëshkimin e Tij mbi kokat e tyre. Kjo histori është shumë e njohur dhe e dëgjuar. Pikërisht në atë vit lindi Profeti i Fundit, Muhamedi (a.s.). Kjo ngjarje ishte njëra nga shenjat pararendëse të epokës së tij të ndritshme, të ndihmuar nga Zoti i qiejve dhe i tokës. Vetëm Atij i takon lavdia dhe mirënjohja për çdo mirësi!
Shko te videoja e plotë e sures