Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kurejsh — Ajet 1 (Shqip) — Video

Kurejsh • Ajet 1 nga 4 • Shqip


لِإِيلَافِ قُرَيْشٍ 1
Përkthim:
(Perëndia e zhduku ushtrinë e elefantëve) për t’i qetësuar Kurejshët, Kurejsh 106:1
Tefsiri:

Për hir të sigurisë së kurejshëve

(në Mekë)

. Dhe për hir sigurisë

(të dhuruar nga Zoti)

gjatë udhëtimeve të tyre

(për tregëti)

, në dimër dhe në verë.” -

Shumë komentues të Kur'anit janë të mendimit se këto ajete duhen shikuar si vazhdim i sures para saj. Kështu, kuptimi i tyre është: Ne vepruam ashtu me ushtrinë e Elefantit pikërisht për hir të kurejshëve, për hir të plotësimit të interesave të tyre. Për të siguruar udhëtimet e tyre tregtare gjatë dimrit drejt Jemenit dhe, gjatë verës, drejt Shamit, Allahu i Lartësuar i ndëshkoi ata që synonin t’i shkatërronin. Në këtë mënyrë, i Madhëruari e ngriti lart ndër popujt arabë vlerën dhe rëndësinë e Qabes dhe të banorëve që kujdeseshin për të. Ata ishin shumë të nderuar dhe të respektuar nga njerëzit, saqë askush nuk i trazonte, në çdo udhëtim që ndërmerrnin. Për këtë arsye, i Lartësuari i urdhëron që të jenë mirënjohës ndaj Tij, duke u thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Fil • Ajet 5 E ardhshme Kurejsh • Ajet 2