Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ma'un — Ajet 7 (Shqip) — Video

El-Ma'un • Ajet 7 nga 7 • Shqip


وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ 7
Përkthim:
dhe pengojnë dhënien e ndihmës (në shërbimet e vogla midis njerëzve)! El-Ma'un 107:7
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Ma'un 107:6

Ata vetëm shtiren. Dhe nuk japin as sendin më të vogël. -

Ata kryejnë adhurime sa për t’u dukur në sy të njerëzve. Përveç kësaj, ata janë shumë koprracë, madje edhe për gjëra fare të vogla, dhënia e të cilave nuk dëmton aspak, siç mund të jetë dhënia e një kove, e një kazme etj. Zakonisht, njerëzit japin dhe marrin të tilla gjëra pa asnjë problem, por për ata është përsëri e pamundur. Kur ata nuk duan që të japin edhe gjëra kaq të vogla, ç’mund të thuash për gjëra më të mëdha?! Në këtë sure, Allahu i Lartësuar na nxit për bamirësi ndaj jetimëve dhe të varfërve, madje na qorton nëse nuk e bëjmë këtë, duke e konsideruar si një sjellje të ngjashme me ata që nuk besojnë ringjalljen. Gjithashtu, kjo sure na nxit për të qenë të kujdesshëm në faljen e namazit. Ajo na nxit për sinqeritet në kryerjen e tij dhe në të gjitha adhurimet e tjera. Allahu i Lartësuar na nxit për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer shërbime dhe mjete të ndryshme, sepse në të kundërt do të jemi si ata të cilët qortohen në këtë sure. Allahu është më i ditur dhe falënderimi i takon Atij, që është Zoti i botërave!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ma'un • Ajet 6 E ardhshme El-Kevther • Ajet 1