Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kevther — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Kevther • Ajet 1 nga 3 • Shqip


إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ 1
Përkthim:
Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira, El-Kevther 108:1
Tefsiri:

Ne të dhamë ty mirësi të shumta. –

Keuther-in, domethënë mirësitë e mëdha të Zotit të Lartësuar ndaj Profetit (a.s.). Mes këtyre mirësive dhe begative të pamata, është edhe një lumë në Xhenet, që quhet Keuther, të cilin Allahu i Lartësuar e ka ruajtur për Profetin (a.s.). Një prej mirësive të tij është edhe Hauđi, gjatësia dhe gjerësia e të cilit është një muaj. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Gotat që janë vendosur pranë tij janë të shumta dhe të shndritshme si yjet në qiell. Kush pi një herë të vetme prej tij, nuk do të ketë më etje kurrë. Prej këtij Hauđi do të pinë besimtarët, të cilëve do t’ua japë vetë me dorën e tij Muhamedi (a.s.). Pasi i kujtoi Profetit të Tij (a.s.) këto mirësi të premtuara, Allahu i Lartësuar e urdhëron atë që të jetë mirënjohës për to:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ma'un • Ajet 7 E ardhshme El-Kevther • Ajet 2