Këto që të rrëfyem janë disa nga historitë e atyre vendeve. -
Këto që Ne po të tregojmë janë disa nga ngjarjet e atyre vendeve. Këto po t’i tregojmë me qëllim që ti, nëpërmjet tyre, të qortosh dhe këshillosh njerëzit. Ato le të shërbejnë si argumente të qarta për vërtetësinë e Shpalljes dhe për sinqeritetin tënd si profet i zgjedhur nga Allahu i Lartësuar. Këto ngjarje do të shërbejnë si mësim, këshillë, qortim dhe përkujtim në mënyrë të veçantë për besimtarët, të cilët pasojnë me besnikëri rrugën tënde.Disa prej tyre ekzistojnë ende e disa janë shkatërruar. -
Disa prej atyre vendbanimeve kanë mbetur. Në to gjen gjurmë për ekzistencën e atyre popujve. Po ashtu, ka vendbanime që janë shkatërruar dhe janë zhdukur tërësisht, pa u mbetur më asnjë gjurmë.