Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 101 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 101 nga 123 • Shqip


وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَٰكِنْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ۖ فَمَا أَغْنَتْ عَنْهُمْ آلِهَتُهُمُ الَّتِي يَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مِنْ شَيْءٍ لَمَّا جَاءَ أَمْرُ رَبِّكَ ۖ وَمَا زَادُوهُمْ غَيْرَ تَتْبِيبٍ 101
Përkthim:
Na nuk i kemi bërë atyre zullum, por ata vetvetes i kanë bërë zullum. E, nuk u ndihmuan atyre hyjnitë, të cilëve ata iu luteshin, pos Perëndisë, asgjë – kur erdhi urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Dhe, nuk iu shtuan (hyjnitë) atyre kurrgjë tjetër, përpos humbjen. Hud 11:101
Tefsiri:

Ne nuk u bëmë atyre asnjë padrejtësi; por ishin ata që i bënë padrejtësi vetes. -

Ndëshkimi nuk ishte padrejtësi ndaj tyre, por ishin ata që i bënë padrejtësi vetes përmes idhujtarisë dhe mohimit të Zotit të Madhëruar, duke treguar mendjemadhësi ndaj Shpalljes së Tij.

Kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u erdhën aspak në ndihmë zotat e tyre, të cilëve u luteshin veç Allahut. -

Kështu ndodh me të gjithë ata që i drejtohen për ndihmë dikujt tjetër, veç Allahut të Lartësuar, me adhurime dhe përunjësi. Kur zbret ndëshkimi i Allahut të Madhëruar, atyre nuk u bën asnjë lloj dobie adhurimi që iu përkushtojnë idhujve. Madje, Allahu i Lartësuar thotë:

Ata nuk u shtuan asgjë tjetër, përveç shkatërrimit. -

Idhujtaria veçse u shton ndëshkimin, shkatërrimin, dëshpërimin dhe vuajtjen. Kjo, sigurisht, është e kundërta e asaj që ata shpresojnë me lutjet e blatimet e shumta që u drejtojnë idhujve të tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 100 E ardhshme Hud • Ajet 102