Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 102 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 102 nga 123 • Shqip


وَكَذَٰلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَىٰ وَهِيَ ظَالِمَةٌ ۚ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ 102
Përkthim:
I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin zullum. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhëmbshëm dhe i ashpër. Hud 11:102
Tefsiri:
I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër. -

Kështu i shkatërron dhe i dërrmon Allahu i Lartësuar ata përmes ndëshkimit të Tij të ashpër dhe të drejtë. Atyre nuk do t’u vlejë aspak adhurimi që u kanë bërë idhujve me përunjësi e përkushtim. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:
Shko te videoja e plotë e sures