Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 108 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 108 nga 123 • Shqip


وَأَمَّا الَّذِينَ سُعِدُوا فَفِي الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ إِلَّا مَا شَاءَ رَبُّكَ ۖ عَطَاءً غَيْرَ مَجْذُوذٍ 108
Përkthim:
Kurse fatlumët, do të gjenden në Xhennet, ku do të qëndrojnë përherë në të, derisa të jenë qiejt dhe Toka, përveç nëse ndryshe e cakton Zoti yt. Kjo është dhuratë e pashkëputshme. Hud 11:108
Tefsiri:

Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. -

Këta janë ata fatbardhë, të cilëve u takon çdo gjë që u sjell gëzim, kënaqësi dhe lumturi. Atyre u është dhuruar suksesi për të kryer çdo punë të mirë dhe për t’u larguar nga çdo e keqe. Ata janë begatuar edhe me fitoren në dynja dhe ahiret. Këtyre njerëzve u takon mirësia dhe lumturia. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:

Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt. -

Ata do të jenë në Xhenet përjetësisht, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë dëshiron Zoti. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë gjykim më pas, kur thotë:

Ata do të kenë një shpërblim të pandërprerë. -

Ata do të kenë gjithçka prej mirësive dhe kënaqësive të përjetshme dhe të mrekullueshme, që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar. Ato nuk do të ndërpriten kurrë, në asnjë çast. Ne e lusim Allahun Bujar dhe të Lartësuar që të na dhurojë nga mirësitë e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 107 E ardhshme Hud • Ajet 109