Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 111 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 111 nga 123 • Shqip


وَإِنَّ كُلًّا لَمَّا لَيُوَفِّيَنَّهُمْ رَبُّكَ أَعْمَالَهُمْ ۚ إِنَّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ خَبِيرٌ 111
Përkthim:
Me të vërtetë, çdonjërit prej tyre, Zoti yt do t’ia plotësojë pagimin për veprat e tyre. Se, Ai, me të vërtetë, është i njoftuar për atë që punojnë ata. Hud 11:111
Tefsiri:

Nuk ka dyshim se, çdonjërit prej tyre, Zoti yt do t’ia japë të plotë shpërblimin për veprat e veta. -

Allahu i Lartësuar ka për t’i gjykuar me drejtësi dhe urtësi Ditën e Gjykimit dhe gjithësecilin do ta shpërblejë sipas veprave që ka kryer. Më tej, i Lartësuari thotë:

Ai di gjithçka që bëjnë ata. -

Për gjithçka që ata kanë bërë, qoftë punë të mira apo të këqija, Allahu është Habir - i Gjithëditur. Asgjë nuk i fshihet Allahut, sado të vogla dhe të imta, të dukshme apo të padukshme qofshin punët e tyre. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i tregon Profetit (a.s)shkakun që i bëri bashkësitë e mëparshme të përçaheshin. Ky shkak ishte mospërqendrimi me besnikëri në rrugën e drejtë, sipas Shpalljes që u dhuroi Allahu i Madhëruar. Për këtë arsye, Ai e urdhëron më pas profetin Muhamed (a.s)dhe të gjithë besimtarët që e ndjekin, që të përqendrohen në fenë e drejtë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 110 E ardhshme Hud • Ajet 112