Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 112 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 112 nga 123 • Shqip


فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَمَنْ تَابَ مَعَكَ وَلَا تَطْغَوْا ۚ إِنَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ 112
Përkthim:
Shko ti udhës së drejtë, ashtu siç je i urdhëruar; dhe ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijt, se, Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju. Hud 11:112
Tefsiri:

Prandaj qëndroni të patundur

(në rrugën e drejtë)

, ashtu siç jeni urdhëruar - ti dhe ata që janë penduar

(e kanë besuar)

së bashku me ty dhe mos i kaloni kufijtë! -

Allahu i Lartësuar urdhëron për “el istikâme”, domethënë për qëndrueshmëri në rrugën e drejtë. Por kjo nuk mund të bëhet sipas orekseve dhe dëshirave të secilit, prandaj shoqërohet me një tjetër porosi të rëndësishme: “... ashtu siç je urdhëruar”. Kështu, besimtarët urdhërohen që të përqëndrohen në rrugën e Allahut të Madhëruar dhe në zbatimin e ligjit të Tij, me mënyrën që Ai e ka caktuar. Ata duhet të besojnë gjithçka që vjen e sigurt nga Allahu i Lartësuar. Ata urdhërohen që kurrsesi të mos devijojnë nga feja dhe ligji që u ka zbritur Allahu i Lartësuar. Besimtarët urdhërohen që të jenë të vazhdueshëm në këtë rrugë të drejtë dhe të mos devijojnë as majtas, as djathtas. Gjithçka është e përcaktuar, prandaj ata nuk duhet të kalojnë caqet në asnjë drejtim, qoftë në besim, qoftë në zbatimin e ligjeve. Pastaj Allahu i Madhëruar i kujton besimtarët për një fakt shumë të rëndësishëm, duke thënë:

Ai sheh gjithçka që bëni ju. -

Allahut nuk i fshihet asnjë vepër e tyre dhe Ai ka për t’i shpërblyer për to. Sigurisht, ky është një inkurajim i fortë për të qenë i vendosur në fenë e drejtë të Allahut të Lartësuar. Gjithashtu, ai shërben edhe si një kërcënim dhe qortim i ashpër për këdo që humbet këtë qëndrueshmëri. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë kërcënim, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 111 E ardhshme Hud • Ajet 113