Ata nuk mund t'i shpëtojnë
(dënimit të Allahut)në tokë... -
Ata nuk mund t'i shpëtojnë Allahut assesi, sepse janë brenda pushtetit dhe sundimit të Tij. E kush mund të dalë jashtë pushtetit dhe dijes së Allahut të Madhëruar?!...dhe nuk mund të gjejnë asnjë mbështetës tjetër veç Allahut. -
Ata nuk mund të gjejnë ndonjë ndihmëtar për t'u larguar ndëshkimin dhe për t'u dhënë atë që e dëshirojnë. Atyre do t’u ndërpritet çdo lloj lidhjeje dhe dëshpërimi do t'i mbulojë përfundimisht.Atyre do t'u shumëfishohet dënimi,... -
Atyre vetëm u shtohet ndëshkimi, sepse ata kanë devijuar vetveten dhe kanë humbur të tjerët. Cilësia e tyre dalluese është:...sepse ata nuk dëgjojnë
(të vërtetën)dhe nuk shohin
(argumentat). - Për shkak të urrejtjes dhe armiqësisë ndaj të vërtetës, ata nuk kanë durim të dëgjojnë ajetet e Allahut. Por, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: "Po çfarë kanë ata që i largohen këshillës? Ata janë si gomarë të egër të trembur, që vrapojnë prej luanit. Secili prej tyre dëshiron t’i jepet një libër i posaçëm. Jo! Ata nuk i frikësohen Botës Tjetër. Kjo është, pa dyshim, një këshillë e vyer, Nga e cila përfiton kush dëshiron. Por ata mund të mësojnë prej saj, vetëm nëse do Allahu. Vetëm Ai e meriton që t’i ruhesh dhe që të jetë Falës i gjynaheve!" [Mudethir 49 - 56]. Ata nuk mund t’i shohin faktet në mënyrë të tillë që t’i bëjnë të kuptojnë e të meditojnë. Ata janë ashtu sikurse thotë i Madhëruari: të shurdhët, memecë dhe të verbër, të cilët nuk logjikojnë. Allahu i Madhëruar thotë përsëri për ta: