Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 21 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 21 nga 123 • Shqip


أُولَٰئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنْفُسَهُمْ وَضَلَّ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَفْتَرُونَ 21
Përkthim:
këta janë ata që e kanë dëmtuar vetveten, dhe u zhdukën nga këta, - ato që i trillonin, - Hud 11:21
Tefsiri:

Këta janë ata që e kanë shkatërruar veten dhe prej tyre ka humbur çdo gjë që kanë trilluar. -

Ata vërtet e kanë shkatërruar veten e tyre, sepse jo vetëm që u ka ikur shpërblimi i madh, por edhe kanë rënë në ndëshkimin më të rëndë. Feja dhe besimi që ata e pasojnë dhe ua zbukurojnë njerëzve do të zhduket dhe nuk do t’u sjellë asnjë dobi. Zotat që ata i adhurojnë veç Allahut do të treten para tyre e, bashkë me ta, edhe shpresa për shpëtim. Kështu do të ndodhë me ta kur të vijë urdhri i Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 20 E ardhshme Hud • Ajet 22