Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 40 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 40 nga 123 • Shqip


حَتَّىٰ إِذَا جَاءَ أَمْرُنَا وَفَارَ التَّنُّورُ قُلْنَا احْمِلْ فِيهَا مِنْ كُلٍّ زَوْجَيْنِ اثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَنْ سَبَقَ عَلَيْهِ الْقَوْلُ وَمَنْ آمَنَ ۚ وَمَا آمَنَ مَعَهُ إِلَّا قَلِيلٌ 40
Përkthim:
Dhe, kur arriti urdhëri Ynë, e uji ng asipërfaqja e tokës nisi të gufojë. Ne thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përveç atyre që ka qenë fjala (e dënimit) për ta, - dhe besimtarët!” E pak ka pasur të atillë, që kanë besuar me të. Hud 11:40
Tefsiri:

Kur erdhi urdhri Ynë dhe burrimet e tokës gufuan,... -

Kur afroi caktimi i Zotit për të ndëshkuar atë popull, uji nisi të vërshonte nga çdo anë, nga qielli, nga toka, madje edhe furrat, të cilat normalisht janë plot zjarr, pra, edhe prej tyre shpërtheu ujë. Kështu vazhdoi, derisa uji arriti atë nivel që ishte caktuar. Kur u afrua çasti i ndëshkimit, Allahu i Madhëruar i tha Nuhut

“Ngarko në të nga një çift

(mashkull e femër)

prej çdo krijese,...” -

Ai e urdhëroi që nga çdo lloj kafshe e krijese të merrte nga një çift: një mashkull e një femër, në mënyrë që të ruhej lloji i tyre. Ndërsa të tjerat u lanë jashtë, sepse në anije nuk kishte vend të mjaftueshëm.

“...familjen tënde, - përveç atyre për të cilët është dhënë vendimi i ndëshkimit, -...” -

Nuhu u urdhërua që të merrte në anije edhe familjen e tij, pëveç atyre që nuk e besuan, siç ishte djali i tij, i cili u mbyt bashkë me të gjithë mohuesit e tjerë.

“...dhe besimtarët.” Por vetëm pak besuan në të. -

Profeti Nuh u urdhërua që të fuste në anije edhe të gjithë ata që e besuan, që, në fakt, ishin shumë pak.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 39 E ardhshme Hud • Ajet 41