Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 41 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 41 nga 123 • Shqip


وَقَالَ ارْكَبُوا فِيهَا بِسْمِ اللَّهِ مَجْرَاهَا وَمُرْسَاهَا ۚ إِنَّ رَبِّي لَغَفُورٌ رَحِيمٌ 41
Përkthim:
(Nuhu) tha: “Hypni në të! Me emrin e Perëndisë ajo lundron dhendalet! Me të vërtetë, Zoti im është falës dhe mëshirues. Hud 11:41
Tefsiri:

E ai tha: “Hipni në të! Me emrin e Allahut, ajo lundron dhe ndalet.” -

Kjo qe një lutje, që Nuhu i porositi të gjithë besimtarët ta thoshin. Ishte i Madhëruari që e urdhëroi Nuhun për t'i hipur në anije ata, dhe po Ai i mësoi si t’i luteshin Atij. Anija lundron e pluskon me urdhrin e Allahut. Ajo udhëton me mëshirën dhe urdhrin e Tij. Është Ai që e udhëzon atë me butësinë dhe përkujdesin e Tij për robërit e Tij besimtarë:

“Vërtet, Zoti im është Falës i madh e Mëshirëplotë.”. -

Allahu na fali e na i mbuloi të metat tona dhe na mëshiroi, duke na shpëtuar nga populli zullumqar dhe ndëshkimi i ashpër. Pastaj i Madhëruari përshkruan lundrimin e asaj anijeje sikur ta shihje vetë me sy:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 40 E ardhshme Hud • Ajet 42