Kështu Anija lundronte me ta përmes valëve të larta si male. -
Anija, së bashku me Nuhun dhe ata që hipën me të, lundronte mes dallgëve, që ishin të larta si male. Por për atë anije dhe udhëtarët e saj përkujdesej vetë Zoti i qiejve dhe i tokës. Ai ishte Mbrojtësi dhe Ruajtësi i tyre.Nuhu thirri të birin, që ishte veçuar nga të tjerët:... -
Nuhu (a.s.) iu drejtua të birit, i cili qëndronte diku larg anijes, duke e ftuar që të hipte në anije. Ato ishin fjalë të buta e prindërore:“O biri im! Hip bashkë me ne e mos u bëj me mohuesit!” -
Profeti e ftoi që të distancohej nga mohuesit, sepse ndëshkimi do të përfshinte çdo jobesimtar. Do të shpëtonin vetëm ata që do të hipnin në anijen e besimtarëve. Por djali i tij, duke i treguar të atit se nuk e besonte që vetëm besimtarët do të shpëtonin, e refuzoi ftesën e babait të tij dhe i tha: