Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 43 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 43 nga 123 • Shqip


قَالَ سَآوِي إِلَىٰ جَبَلٍ يَعْصِمُنِي مِنَ الْمَاءِ ۚ قَالَ لَا عَاصِمَ الْيَوْمَ مِنْ أَمْرِ اللَّهِ إِلَّا مَنْ رَحِمَ ۚ وَحَالَ بَيْنَهُمَا الْمَوْجُ فَكَانَ مِنَ الْمُغْرَقِينَ 43
Përkthim:
(I biri) tha: “Unë do të strehohem në bjeshkën, e cila do të më ruajë nga uji”, (e Nuhu) tha: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Perëndisë, përveç atë që e mëshiron Ai!” E, një valë në mes tyre i ndau dhe ai (i biri) – u fundos. Hud 11:43
Tefsiri:

“Unë do të ngjitem në mal, që do të më mbrojë nga uji.” -

Unë do të ngjitem në mal, dhe kështu do të shpëtoj nga mbytja. Atëherë Nuhu i thotë:

Nuhu i tha: “Sot asgjë nuk mund të shpëtojë

(ndonjë)

prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i ka mëshiruar...” -

Asgjë nuk mund të të shpëtojë sot prej përmbytjes, çfarëdo qoftë e kudo qoftë. Asnjë shans shpëtimi nuk ekziston sot, veç mundësisë së vendosur nga Allahu i Madhëruar: “...përveç atyre që Ai i ka mëshiruar.”

Ndërkaq, dallga hyri mes tyre e djali qe nga ata që u mbytën. -

Pasi i Madhëruari i përmbyti mohuesit dhe shpëtoi Nuhun dhe të gjithë që ndodheshin në anije, atëherë urdhëroi ujin që të tërhiqej.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 42 E ardhshme Hud • Ajet 44