Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 44 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 44 nga 123 • Shqip


وَقِيلَ يَا أَرْضُ ابْلَعِي مَاءَكِ وَيَا سَمَاءُ أَقْلِعِي وَغِيضَ الْمَاءُ وَقُضِيَ الْأَمْرُ وَاسْتَوَتْ عَلَى الْجُودِيِّ ۖ وَقِيلَ بُعْدًا لِلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ 44
Përkthim:
Dhe është thënë: “O Tokë, gëlltitë ujin tënd, dhe ti o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhëri (i Perëndisë), e anija u ndal në malin Xhudij, dhe është thënë: “Le të jetë larg populli zullumqarë!” Hud 11:44
Tefsiri:

Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd, dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!” -

Zoti urdhëroi tokën: “Tërhiqe ujin që doli prej teje dhe që ra mbi ty! Tërhiqe atë në brendësinë tënde!” Zoti urdhëroi edhe qiellin të ndalte ujin (shiun) që lëshonte mbi tokë.

Uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe Anija u ndal në

(malin)

El Xhûdij. -

Si qielli, ashtu edhe toka iu nënshtruan urdhrit të Allahu të Madhëruar. Toka e thithi ujin e saj dhe qielli reshti së lëshuar ujë, dhe kështu toka doli përsëri në pah. Atëherë, çështja mori fund. Ndëshkimi i mohuesve u krye dhe besimtarët shpëtuan me mëshirën e të Gjithëmëshirshmit. Ndërsa anija qëndroi mbi malin e njohur El Xhudij, afër Meusilit (në Irak).

Pastaj erdhi fjala: “Mallkuar qoftë populli keqbërës!” -

Pas ndëshkimit, mohuesit u goditën edhe nga ky mallkim, që do t’i ndiqte përgjithmonë nga pas.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 43 E ardhshme Hud • Ajet 45