Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 46 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 46 nga 123 • Shqip


قَالَ يَا نُوحُ إِنَّهُ لَيْسَ مِنْ أَهْلِكَ ۖ إِنَّهُ عَمَلٌ غَيْرُ صَالِحٍ ۖ فَلَا تَسْأَلْنِ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ ۖ إِنِّي أَعِظُكَ أَنْ تَكُونَ مِنَ الْجَاهِلِينَ 46
Përkthim:
(Perëndia) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe (që nuk ka ardhur me ty). Mos më pyet për atë që nuk e di ti. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga ata që nuk dinë”. Hud 11:46
Tefsiri:
Ai (Allahu)

tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, sepse ai ishte, vërtet një punëkeq.” -

Ai nuk është pjesë e familjes tënde, për të cilën të premtova që do ta shpëtoj. Familja që të premtova se do ta shpëtoj dhe të urdhërova që t'i hipësh në anije janë vetëm pjesëtarët besimtarë.

“Prandaj ti mos më kërko Mua diçka, për të cilën nuk ke dijeni!” -

Lutja për të shpëtuar një mohues, një njeri që nuk beson Allahun dhe Profetin e Tij, është një vepër jo e mirë. Kështu, mos m’u lut për diçka së cilës nuk ia di pasojat dhe në është e mirë apo jo!

“Unë të këshilloj, që të mos bëhesh si të paditurit.” -

Unë të jap këshillën e mrekullueshme, në mënyrë që të bëhesh i përkryer dhe të jesh i ruajtur nga cilësitë e injorantëve. Atëherë, Nuhu (a.s.) u pendua shumë për atë që bëri dhe tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 45 E ardhshme Hud • Ajet 47