Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 47 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 47 nga 123 • Shqip


قَالَ رَبِّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَسْأَلَكَ مَا لَيْسَ لِي بِهِ عِلْمٌ ۖ وَإِلَّا تَغْفِرْ لِي وَتَرْحَمْنِي أَكُنْ مِنَ الْخَاسِرِينَ 47
Përkthim:
(Nuhu) tha: “O Zoti im, unë mbështetem te Ti (për t’u ruajtur) nga pyetjet që nuk i di, e nëse Ti nuk më falë dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit”. Hud 11:47
Tefsiri:
O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde që kurrë të mos kërkoj prej Teje atë për të cilën nuk kam njohuri. Në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, unë do të jem, vërtet ndër të humburit.” -

Vetëm me faljen dhe mëshirën e Zotit, robi mund të shpëtojë nga shkatërrimi. Kjo tregon se Nuhu (a.s.) nuk e dinte se lutja e tij për shpëtimin e djalit ishte e ndaluar dhe përfshihej në fjalën e Allahut: “...e mos m’u drejto Mua (më) për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten.” Duke u mbështetur në fjalën e Zotit: “Ngarko në të nga një çift prej çdo krijese, familjen tënde... ", Nuhu mendoi se në "familjen" bënte pjesë edhe djali i tij jobesimtar. Por pas kësaj, atij iu bë e qartë se është e ndaluar lutja dhe ndërmjetësimi për mohuesit.
Shko te videoja e plotë e sures