Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 62 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 62 nga 123 • Shqip


قَالُوا يَا صَالِحُ قَدْ كُنْتَ فِينَا مَرْجُوًّا قَبْلَ هَٰذَا ۖ أَتَنْهَانَا أَنْ نَعْبُدَ مَا يَعْبُدُ آبَاؤُنَا وَإِنَّنَا لَفِي شَكٍّ مِمَّا تَدْعُونَا إِلَيْهِ مُرِيبٍ 62
Përkthim:
Ata thanë: “O Salih! Ti ke qenë shpresa jonë, para kësaj (fjale). A mos vallë, ti don të na ndalosh ta adhurojmë atë, që e kanë adhuruar prindërit tanë? Me të vërtetë, na jemi në dilemë, që na bën të dyshojmë në thirrjen tënde”. Hud 11:62
Tefsiri:
- “Ata thanë: “O Salih! Ti vërtet ke qenë shpresëdhënës mes nesh më përpara.”” - Kuptimi: Ne kishim shpresa të mëdha tek ti. Ne të mendonim njeri me mend dhe të dobishëm. Me këto fjalë, edhe pse me qëllim të keq, në njëfarë mënyre ata dëshmuan se e njihnin Salihun si njeri të shquar për moralin e tij të lartë. Por kur ai i urdhëroi të bënin diçka që binte ndesh me dëshirat e tyre të shfrenuara dhe të prishura, ata i thanë: "Ne të shihnim si njeri të logjikshëm, por ti na e prishe mendimin tonë për ty dhe tashmë të shohim si fatkeq, pa asnjë shpresë për ndonjë të mirë.” Faji i tij, sipas tyre, ishte ftesa për adhurimin e Zotit të Madhërishëm si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, prandaj edhe thanë:- “Si, vallë, po na ndalon (tani) që të adhurojmë atë që adhuronin prindërit tanë?!” - Kjo qe akuza më e madhe kundër Salihut. Ai kishte cenuar dhe ofenduar logjikën e tyre dhe të të parëve të tyre. Ai i ndalonte ata nga adhurimi i çdo gjëje veç Allahut, sepse idhujt nuk sjellin as dëm, as dobi. Por, sipas tyre, adhurimi i gurëve, pemëve e idhujve ishte vepër e logjikshme, që nuk duhej fyer e kundërshtuar. Salihu i urdhëronte ata që adhurimet dhe fenë t'ia përkushtonin me sinqeritet të plotë vetëm Allahut, mirësitë e të Cilit vazhdonin të zbrisnin të shumta e të njëpasnjëshme mbi ta. Çdo mirësi që ata përjetonin ishte thjesht dhuratë nga Allahu i Lartësuar. Gjithashtu, vetëm Allahu ua largonte fatkeqësitë e belatë. Megjithatë, ata vazhdonin me dyshimet e tyre:- “Vërtet, ne jemi në mëdyshje për atë, në të cilën po na fton.” - Ne vazhdojmë të kemi dyshime rreth mesazhit tënd. Ne kemi paqartësi në zemër. Në këtë mënyrë, ata pretendonin se, nëse do të kishin siguri për saktësinë e mesazhit të Profetit, ata do ta pasonin. Por ata thjesht gënjenin, dhe kjo shihet në ajetin më pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 61 E ardhshme Hud • Ajet 63