Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 63 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 63 nga 123 • Shqip


قَالَ يَا قَوْمِ أَرَأَيْتُمْ إِنْ كُنْتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِنْ رَبِّي وَآتَانِي مِنْهُ رَحْمَةً فَمَنْ يَنْصُرُنِي مِنَ اللَّهِ إِنْ عَصَيْتُهُ ۖ فَمَا تَزِيدُونَنِي غَيْرَ تَخْسِيرٍ 63
Përkthim:
Tha (Salihu): “O populli im! Ç’mendoni ju, nëse unë jam mbështetur në dokumentin e qartë të Zotit tim, e Ai më ka dhënë nga Vetja mëshirë, (profetni); kush do të më mbrojë nga dënimi i Perëndisë, nëse e kundërshtoj Ate? Ju, (me këtë) mua vetëm do të më shtonit humbjen. Hud 11:63
Tefsiri:
“O populli im! Nuk e shihni? Nëse unë bazohem në argumente nga Zoti im, - dhe Ai më ka dhuruar mëshirë prej Tij, - kush do të më mbrojë mua nga Allahu, nëse unë nuk i bindem Atij?” -

Tani që unë jam i sigurt në të vërtetën që më dhuroi Zoti, e vërtetë e mbështetur dhe përforcuar nga shumë argumente dhe fakte, a mund të bëhem pasues i trillimeve tuaja?! A mund ta këmbej Shpalljen që Zoti e solli si mëshirë, me marrëzitë tuaja?

“Atëherë, ju nuk do të më shtonit gjë tjetër veç humbjes.” -

Nëse unë e shpërfill të vërtetën e Zotit tim, atëherë askush nuk mund të më mbrojë nga ndëshkimi i Tij. Ndërsa ju veç mund të ma shtoni ndëshkimin.
Shko te videoja e plotë e sures