Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 73 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 73 nga 123 • Shqip


قَالُوا أَتَعْجَبِينَ مِنْ أَمْرِ اللَّهِ ۖ رَحْمَتُ اللَّهِ وَبَرَكَاتُهُ عَلَيْكُمْ أَهْلَ الْبَيْتِ ۚ إِنَّهُ حَمِيدٌ مَجِيدٌ 73
Përkthim:
Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, ti po çuditesh me urdhërin e Perëndisë? Mëshira e Perëndisë dhe bekmi i Tij qoftë mbi ju – familjen e pejgamberit. Me të vërtetë, Ai (Perëndia) është i lavdëruar dhe bamirës për së tepërmi!” Hud 11:73
Tefsiri:

Ata i thanë: “Mos po çuditesh me caktimin e Allahut?!” -

Nuk ke pse habitesh me vendimet e Zotit, sepse pushteti i Tij është absolut dhe Ai mund të bëjë gjithçka. Asgjë nuk del jashtë pushtetit dhe vullnetit të Tij. Nuk ka vend për çudi kur bëhet fjalë për pushtetin absolut të Allahut dhe sidomos kur ka të bëjë me përkujdesin ndaj një familjeje të zgjedhur dhe të bekuar.

Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për ju, o familja e kësaj shtëpie! -

Së bashku me fëmijët e premtuar, këto ishin tri dhurata të mrekullueshme për ata shërbëtorë dhe adhurues të zgjedhur të Zotit: Rahmetullahi - mëshira e Allahut dhe berekatuhu- shtimi e shumimi i mirësisë dhe begatisë së tyre. Ky qe premtimi i dhënë nga Zoti i tyre, i Cili është:

Vërtet, Ai është i Lavdëruar dhe i Madhërishëm. -

Allahu është El ĥamîd - i Lavdëruari, që meriton çdo mirënjohje e lavdërim për cilësitë e Tij absolute e të larta. Ai e meriton mirënjohjen dhe lavdërimin edhe për veprat e Tij madhështore e të mrekullueshme. Veprat e Tij të gjitha janë mirësi, begati, mbarësi e urtësi. Ato janë të ndërtuara mbi drejtësinë e bamirësinë absolute. Allahu është gjithashtu El mexhîd. Emri El Mexhîdu tregon madhështinë e cilësive të Atij që e mban këtë emër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 72 E ardhshme Hud • Ajet 74