Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 74 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 74 nga 123 • Shqip


فَلَمَّا ذَهَبَ عَنْ إِبْرَاهِيمَ الرَّوْعُ وَجَاءَتْهُ الْبُشْرَىٰ يُجَادِلُنَا فِي قَوْمِ لُوطٍ 74
Përkthim:
Pasi që i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gëzuar, (nisi) të diskutojë me të dërguarit Tonë, për popullin e Lutit. Hud 11:74
Tefsiri:

Pasi Ibrahimit i kaloi ajo ndjenja e frikës dhe pasi mori lajmin e mirë, ai diskutoi me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit. -

Pasi u largua frika e momentit të parë, kur miqtë nuk hëngrën ushqimin, dhe pasi erdhi përgëzimi për djalin, Ibrahimi (a.s.) filloi të fliste me të dërguarit në lidhje me popullin e Lutit dhe ndëshkimin e tyre. Duke dashur të mos kryhej ky ndëshkim, ai u tha melekëve: “Por, aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë më mirë se kush është aty. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, që do të mbetet me të zhdukurit”." [Ankebut 32].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 73 E ardhshme Hud • Ajet 75