Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush ose të kisha një krah të fortë ku të mbështetesha!”. -
Të kisha krah, për shembull, farefis të fortë, që të më mbronte prej jush. Profeti dëshironte të kishte një mbështetje të dallueshme nga shqisat, sepse në realitet ai e dinte se kishte mbështetjen më të fortë, atë të Allahut të Madhërishëm, para fuqisë dhe pushtetit të së Cilit nuk mund të qëndrojë askush. Kështu, kur çështja u vështirësua shumë dhe ngushtimi arriti kulmin, melekët iu drejtuan me fjalët: