Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 81 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 81 nga 123 • Shqip


قَالُوا يَا لُوطُ إِنَّا رُسُلُ رَبِّكَ لَنْ يَصِلُوا إِلَيْكَ ۖ فَأَسْرِ بِأَهْلِكَ بِقِطْعٍ مِنَ اللَّيْلِ وَلَا يَلْتَفِتْ مِنْكُمْ أَحَدٌ إِلَّا امْرَأَتَكَ ۖ إِنَّهُ مُصِيبُهَا مَا أَصَابَهُمْ ۚ إِنَّ مَوْعِدَهُمُ الصُّبْحُ ۚ أَلَيْسَ الصُّبْحُ بِقَرِيبٍ 81
Përkthim:
Thanë (mysafirët): “O Lut! Na jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të bëjnë ty asgjë, e pra, urdhëto ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush mos të këqyrë prapa; (familja do të shpëtojë) përpos gruas tënde. Atë, me të vërtetë, do ta godas ajo që do t’i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. E, vallë, a nuk është afër agimi i ditës? Hud 11:81
Tefsiri:
Ata (të dërguarit)

thanë: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd dhe ata në asnjë mënyrë nuk kanë për t’u afruar ty.” -

Ata i treguan se cilët ishin, me qëllim që Lutit t’i qetësohej zemra. Ata e siguruan se populli i tij nuk do të mund ta prekte apo ta dëmtonte. Pastaj Xhibrili (a.s.), me një lëvizje të krahut të tij, bëri që atyre t’u ziheshin sytë e të mos i shihnin. Kështu, ata u larguan duke kërcënuar Lutin se do të ktheheshin sërish në agim. Melekët e urdhëruan Lutin që të nisej për udhëtim natën, shumë kohë para agimit, së bashku me familjen e tij:

“Kur të jetë fundi i natës, largohu bashkë me familjen tënde...” -

Largohuni kohë para se të vijë agimi. Ky urdhër u dha në mënyrë që ata të largoheshin sa më tepër nga vendbanimi. Urdhri tjetër ishte:

“...dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa.” -

Nxitoni të dilni nga vendbanimi, duke u frikësuar nga ndëshkimi i Zotit, që do godasë ata. Ky të jetë shqetësimi juaj i vetëm, aq sa edhe sytë të mos i ktheni pas për të parë. Më pas i Lartësuari thotë:

“...Por gruaja jote do të mbetet prapa. Atë do ta godasë e njëjta gjë që do të godasë edhe ata.” -

Atë do ta përfshijë i njëjti dënim që do të godasë edhe popullin tënd. Ky gjykim ishte i drejtë, sepse edhe ajo kishte pjesën e vet në gjynahun e popullit të prishur. Ishte ajo që u tregoi atyre për dy mysafirët e bukur, që vizituan shtëpinë e Lutit.

“Afati i tyre është mëngjesi. A nuk është afër mëngjesi?” -

Me sa duket, Lutit (as.) iu duk larg koha e ndëshkimit të tyre, prandaj deshi që ai të bëhej sa më shpejt. Për këtë arsye, atij iu tha: “A nuk është afër agimi?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 80 E ardhshme Hud • Ajet 82