Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 84 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 84 nga 123 • Shqip


وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًا ۚ قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ وَلَا تَنْقُصُوا الْمِكْيَالَ وَالْمِيزَانَ ۚ إِنِّي أَرَاكُمْ بِخَيْرٍ وَإِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ مُحِيطٍ 84
Përkthim:
(Ia dërguam) Medjenit – vëllaun e tyre Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju s’keni tjetër zot përveç Tij. Mos pakësoni (mungoni) as gjatë matjes me litër as me kandar. Unë po shoh se ju gjendeni në begati të mirë dhe druaj se juve, do t’ju godas dënimi, i një dite që u përfshinë të gjithëve. Hud 11:84
Tefsiri:

Në Medjen dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. -

Medjeni ishte një popull i njohur, që jetonte në zonën e quajtur Medjen, në Palestinën e poshtme. Allahu i Lartësuar na tregon se edhe në këtë popull dërgoi profetë, dhe pikërisht vëllain e tyre nga gjaku, Shuajbin (a.s.). Allahu i Lartësuar u dërgoi dikë të afërt dhe të njohur ndër ta, që ata t’i pranonin këshillat dhe porositë hynore të përcjella nga ai.

Ai u thoshte: “O popull im, adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin veç Tij.” -

Edhe ai, si të gjithë profetët e tjerë, i këshilloi dhe i urdhëroi që të adhuronin veçse Allahun, si Zot i Vetëm e i Pashoq. Ai i mësoi që të gjitha adhurimet t'ia përkushtonin me sinqeritet vetëm Allahut të Madhëruar. Medjeni ishin një popull që, përveç idhujtarisë, kryenin shumë vepra të tjera të dënueshme. Kështu, ata hanin në peshë dhe masë, duke shpërfillur të drejtat e njerëzve. Për këtë arsye, menjëherë pas urdhrit më të rëndësishëm, atij për respektimin e teuhidit, dhe ndalesës më kategorike, atë të largimit nga idhujtaria, profeti Shuajb (a.s.) i këshilloi për të kryer matje dhe peshime të sakta dhe të drejta, duke thënë:

“Masni e peshoni drejt!” -

Mos ua hani njerëzve pasurinë padrejtësisht, duke bërë hile në matje e në peshë, por të jeni gjithmonë të ndershëm. Mos guxoni t'u pakësoni aspak nga haku i njerëzve dhe e drejta e tyre!

“Unë po shoh se gjendeni në mes të mirësive të mëdha,...” -

Shihni se si ju jetoni në begati. Allahu i Lartësuar ju ka dhuruar pasuri e shëndet. Ai ju ka gëzuar me prona e pasardhës të shumtë. Atëherë, a nuk e meriton Allahu që ju të tregoheni mirënjohës ndaj Tij?! Nëse jeni mirënjohës, begatia do t’ju shtohet edhe më shumë, në të kundërt të mirat do t'ju largohen. Përveç kësaj, unë i frikësohem edhe diçkaje tjetër:

“...por kam frikë për ju Dënimin e një dite gjithpërfshirëse” -

Askush prej jush nuk mund t'i shpëtojë ndëshkimit të asaj dite që do të jetë gjithëpërfshirës. Nëse ju godet ky ndëshkim, asnjë s’ka për të mbetur më i gjallë, ndërsa pas vdekjes do të ndëshkoheni përjetësisht.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 83 E ardhshme Hud • Ajet 85