“O populli im! Masni e peshoni saktë, mos ua cenoni njerëzve hakun që u takon”...” -
Ashtu sikurse dëshironi që njerëzit t'ju japin hakun, ashtu edhe ju jepuni hakun të tjerëve. Mos abuzoni me të drejtat e njerëzve. Ngrënia në peshë konsiderohet vjedhje dhe është haram.“...dhe mos u bëni shkatërrimtarë të Tokës
(me padrejtësitë tuaja)!” - Vazhdimësia në gjynahe dhe padrejtësi sjell shkatërrim në tokë. Mosbindja ndaj Allahut dhe porosive të profetëve të Tij është shkatërruese e fesë, besimit, adhurimeve, nga njëra anë, dhe shkatërrim i rendit, lumturisë dhe bamirësisë në dynja, nga ana tjetër. Poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Allahut bëhen shkak për shkatërrimin e të mbjellave dhe dëmtimin e pasardhësve dhe të shoqërisë njerëzore.