Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 89 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 89 nga 123 • Shqip


وَيَا قَوْمِ لَا يَجْرِمَنَّكُمْ شِقَاقِي أَنْ يُصِيبَكُمْ مِثْلُ مَا أَصَابَ قَوْمَ نُوحٍ أَوْ قَوْمَ هُودٍ أَوْ قَوْمَ صَالِحٍ ۚ وَمَا قَوْمُ لُوطٍ مِنْكُمْ بِبَعِيدٍ 89
Përkthim:
O populli im, kundërshtimi ndaj meje le të mos u shpiej kurrsesi (në mëkat), e që t’ju ndodhë ajo që i ndodhi popullit të Nuhut, ose popullit të Hudit apo popullit të Salihut; por edhe populli i Lutit nuk është larg prej jush. Hud 11:89
Tefsiri:

“O populli im! Mos lejoni që kundërshtimi

(e urrejtja)

ndaj meje t’ju rrëzojë e të bëjë që t’ju godasë ajo që e goditi popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. As populli i Lutit nuk është shumë larg prej jush.” -

Të mos ju shtyjë kundërshtimi e urrejtja ndaj meje që të mos më bindeni, dhe pastaj t'ju përfshijë ndëshkimi i ashpër, siç ka ndodhur edhe me popujt e shkuar. Vendbanimet e tyre janë pranë jush, e po kështu edhe koha e tyre nuk është shumë e largët, dhe ju e dini se çfarë ndodhi me ta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 88 E ardhshme Hud • Ajet 90