Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Hud — Ajet 90 (Shqip) — Video

Hud • Ajet 90 nga 123 • Shqip


وَاسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ ۚ إِنَّ رَبِّي رَحِيمٌ وَدُودٌ 90
Përkthim:
Dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni tek Ai. Me të vërtetë, Zoti im është mëshirues dhe i dashur”. Hud 11:90
Tefsiri:

“Kërkojini falje Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar!” -

Kërkojini falje Zotit tuaj për të gjitha gabimet e gjynahet që keni kryer dhe tregojani pendesën tuaj Atij. Të jeni pendestarë gjatë gjithë jetës tuaj, duke u kthyer gjithmonë tek Allahu të nënshtruar, të bindur, të duruar e këmbëngulës për t'iu larguar ndalesave të Tij.

“Vërtet, Zoti im është Mëshirëplotë dhe shumë i Dashur.” -

Këdo që pendohet sinqerisht dhe kthehet tek Zoti i nënshtruar dhe i bindur, i Madhëruari e fal dhe e mëshiron, ia pranon pendimin dhe e do. El Uedud (i Dashur) është një nga emrat e Allahut të Madhëruar, që do të thotë se Ai i do robërit e Tij besimtarë dhe ata e duan Atë. Sipas gjuhës arabe, El Uedud ka kuptimin ‘Dashës’, domethënë Ai që i do besimtarët, ose kuptimin “i Dashur”, domethënë Ai të cilin e duan besimtarët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 89 E ardhshme Hud • Ajet 91