Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 1 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 1 nga 111 • Shqip


الر ۚ تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ الْمُبِينِ 1
Përkthim:
Elif, Lâm, Râ. Këto janë ajetet e Librit të qartë! Jusuf 12:1
Tefsiri:

Elif, Lam, Ra. Këto janë ajete të Librit të qartë! -

Allahu i Lartësuar na tregon se këto janë ajete të një Libri të qartë dhe lehtësisht të kuptueshëm. I qartë është teksti i tij, të qarta janë edhe kuptimet e tij. Kur'ani është libër i qartë, i shtjelluar plotësisht nga Allahu i Lartësuar. Ai u shpall në gjuhën e pastër arabe, e cila është gjuha më fisnike, më e pasura dhe më e plota për të qartësuar çështjet. Nëpërmjet saj, njerëzit sqarohen për të gjitha çështjet e nevojshme dhe të dobishme për të cilat kanë nevojë. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar na tregon se ky qartësim dhe sjellja e Kur'anit në gjuhën arabe është bërë për një qëllim të caktuar:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Hud • Ajet 123 E ardhshme Jusuf • Ajet 2