Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 2 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 2 nga 111 • Shqip


إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ 2
Përkthim:
Na e zbritëm këtë Kur’an në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju. Jusuf 12:2
Tefsiri:

Ne e zbritëm Kur'anin në arabisht, që ju të mund të mësoni urtësinë. -

Kuptimi: E zbritëm Kur'anin, me qëllim që ju të mendoni dhe të përfitoni nga ky libër, duke mësuar se cilët janë kufijtë e vendosur nga Allahu i Lartësuar, cilat janë çështjet themelore që duhet të njohë çdo njeri, që të jetë në rregull me Allahun e Lartësuar, madje edhe ato çështje jo kryesore. Këto ajete zbritën që ju të njihni urdhëresat dhe ndalesat e Allahut të Lartësuar. Nëse meditoni dhe i studioni me vëmendje ajetet e Zotit, do të arrini siguri të plotë në besimin dhe fenë tuaj. Kur zemrat mbushen me dituri të pastër rreth ligjeve të Allahut të Lartësuar, frytet janë të mrekullueshme: vepra të mira dhe nënshtrim ndaj porosive të Allahut të Lartësuar. Gjithashtu, duke medituar e duke analizuar vazhdimisht këto ajete, që përmbajnë kuptime të mrekullueshme, mendjet tuaja do të ndriçohen, do të plotësohen dhe do të ngrihen në një nivel më të lartë. Përmes meditimit në këtë libër madhështor, mendja dhe shpirti juaj pastrohen dhe kompletohen. Më pas, Allahu i Lartësuar vijon dhe thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 1 E ardhshme Jusuf • Ajet 3